Art&Argëtim

I tha se do të ndalonte botimin e librit të saj, Rebel Wilson zbulon emrin e aktorit që e kërcënoi

Ajo zbuloi se personi i famshëm në fjalë është aktori dhe autori i humorit, Sacha Baron Cohen.

25 Mars 2024, 16:16 Nga S.B
I tha se do të ndalonte botimin e librit të saj, Rebel Wilson zbulon
Rebel Wilson

SHBA- Aktorja e njohur Rebel Wilson foli hapur për një incident ku përfshihet një aktor i njohur, në librin e saj të kujtimeve ende të papublikuar ‘Rebel Rising’. Tashmë me rrëfimin e saj në Instagram, aktorja ka treguar se kujt i referohet, pasi siç tha ajo po e kërcënon.

Ajo zbuloi se personi i famshëm në fjalë është aktori dhe autori i humorit, Sacha Baron Cohen. Në rrëfimin e saj, Wilson tha: Unë nuk do të frikësohem apo heshtem nga avokatët me pagesë të lartë dhe menaxherët e PR. Por personi për të cilin flas në një kapitull të librit tim është Sacha Baron Cohen.

I tha se do të ndalonte botimin e librit të saj, Rebel Wilson zbulon
postimi i Rebel

Kujtimet e saj ‘Rebel Rising’ do të publikohen në prill. Aktorja tha gjithashtu se ajo "nënvlerësoi jashtëzakonisht" se sa përpjekje do të kërkonte shkrimi i një libri të tërë. Libri ndjek karrierën e Rebel Wilson në Hollywood që në fillim.

Rebel gjithashtu theksoi se njerëzit u befasuan kur e takuan dhe zbuluan se ajo nuk është si personazhet e guximshëm që luan në ekran. Përsa i përket arsyes përse vendosi të tregojë jetën e saj në librin e kujtimeve, ajo tha: Ka shumë histori dhe gjëra personale për të cilat nuk kam folur kurrë.

I tha se do të ndalonte botimin e librit të saj, Rebel Wilson zbulon
Kopertina e librit të Rebel

rebel wilson

Sondazh

Poll