Art&Argëtim

Kim Kardashian sërish single, i jep fund lidhjes 6 mujore me Odell Beckham Jr.

Tashmë ish-çifti nuk janë parë së bashku që nga paraqitja e tyre e përbashkët në festën e Oscars Vanity Fair më 10 mars.

25 Mars 2024, 13:19 Nga S.B
Kim Kardashian sërish single, i jep fund lidhjes 6 mujore me Odell Beckham
Kim dhe Odell Jr.

SHBA- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian është sërish single, pasi raportet thonë se lidhja e saj me lojtarin Odell Beckham Jr. ka përfunduar. I njëjti informacion, i cituar nga një burim nga të afërmit e yllit thonë se Kardashian nuk po takohet më me atletin 31-vjeçar.

Tashmë ish-çifti nuk janë parë së bashku që nga paraqitja e tyre e përbashkët në festën e Oscars Vanity Fair më 10 mars. Pavarësisht se 43-vjeçarja nuk mendonte se ideja për të pasur një fëmijë me partnerin e ri ishte e keqe, gjithsesi ata kanë ndarë rrugët dhe kanë ndërprerë lidhjen.

Kim Kardashian sërish single, i jep fund lidhjes 6 mujore me Odell Beckham
Kim dhe Odell Jr.

Ish-çifti nuk e bënë asnjëherë publike lidhjen e tyre. Një burim pranë tyre foli për DailyMail dhe tha: Kim ka qenë e lidhur romantikisht me Odell që nga vera e kaluar dhe ajo mendoi se ata do të ishin në gjendje ta mbanin të fshehtë.

Gjithashtu, fakti që lidhja e tyre nisi menjëherë pas ndarjes së sportistit nga ish-partnerja dhe nëna e fëmijës së tij, Lauren Woods, e shtyu çiftin të mos donin vëmendjen e tepërt në ato momente.

kim kardashian odell beckham jr

Sondazh

Poll