Art&Argëtim

Artisti i tatuazheve bashkëpunon me robotin, pothuajse e pamundur të dallosh ndryshimin mes punimeve

Është shumë e vështirë të dallosh pjesën e punuar nga Forte kundrejt pjesës së Blackdot.

25 Mars 2024, 14:40 Nga S.B
Artisti i tatuazheve bashkëpunon me robotin, pothuajse e pamundur të
roboti tatuator

SHBA- Robotët dita-ditës po i “vjedhin” shumë pozicione pune njerëzve, e së fundmi robotët janë kthyer edhe në tatuatorë të shkëlqyer. Dillon Forte një artist tatuazhesh me bazë në Teksas punoi në një tatuazh të ri së bashku me Blackdot, një startup teknologjik që krijoi makinën e parë të automatizuar të tatuazheve në botë.

Një seri simbolesh plot referenca hapësinore, me shumë imazhe të shfaqura në Voyager Golden Record të NASA-s janë vizatuar në krahun e klientit. Është shumë e vështirë të dallosh pjesën e punuar nga Forte kundrejt pjesës së Blackdot.

Artisti i tatuazheve bashkëpunon me robotin, pothuajse e pamundur të
punimi i Blackdot

Blackdot bëri tatuazh në pjesën e mesme, ndërsa Forte e përshkoi atë duke shtuar dhuntinë e tij personale në krye dhe në fund. Dallimi është shumë i vogël, padyshim që ju bën të mendoni për të ardhmen e artistëve të tatuazheve.

Forte është një emër mjaft i madh në botën e tatuazheve ku ka bashkëpunuar me artistë të famshëm si Usher, Kat Von D dhe Chris Hemsworth, gjithsesi kjo e fundit mund të ketë qenë përvoja më e çuditshme e tatuazheve deri më tani.

 

tatuazhe robot tatuator shba

Sondazh

Poll