Art&Argëtim

"Gjëja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë"/ Maluma ndan momente me vajzën e porsalindur Paris

Në foton e parë këngëtari i "Felices Los 4" shihet i shtrirë në një krevat pa këmishë me vajzën e tij të porsalindur të mbështetur paqësisht në gjoks.

25 Mars 2024, 15:22 Nga S.B
"Gjëja më e bukur që kam përjetuar
Maluma dhe Paris

SHBA- Këngëtari i njohur Maluma së fundmi është bërë prind i një vajze. Në një postim të ri në Instagram, këngëtari kolumbian ndau një seri me foto të adhurueshme me vajzën e tij të porsalindur, Paris dhe të dashurën e tij, Susana Gomez.

Në foton e parë këngëtari i "Felices Los 4" shihet i shtrirë në një krevat pa këmishë me vajzën e tij të porsalindur të mbështetur paqësisht në gjoks. Paris, e cila ka lindur më 9 mars, në foto shfaqet pa rroba dhe vetëm me pelena dhe një palë çorape të bardha.

“15 ditët e para si baba, kjo është gjëja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”, ka shkruar ai.

Fotot dhe videot e tjera në postim tregojnë këngëtarin duke kërcyer me Parisin në duar me këngën "Is This Love" nga Bob Marley dhe The Wailers, prindërit e rinj duke marrë pak ajër të pastër me vajzën e tyre, si dhe buqeta me lule në dhomën e tyre të ndenjes. Vetëm dy javë më parë, Maluma njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tyre në Instagram me disa foto.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

maluma paris

Sondazh

Poll