Art&Argëtim

E qëllimshme apo gabim i momentit?!/ Selena Gomez poston disa foto tërheqëse dhe më pas i fshin (FOTO)

Megjithatë, ish-ylli i "Wizards of Waverly Place" la mjaftueshëm kohë që ndjekësit e saj t'i merrnin dhe t'i shpërndanin në X.

25 Mars 2024, 10:57 Nga S.B
E qëllimshme apo gabim i momentit?!/ Selena Gomez poston disa foto
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja e njohur Selena Gomez publikoi dy imazheve të nxehta në internet, të cilat zgjatën vetëm disa minuta dhe më pas i fshiu. Megjithatë, ish-ylli i "Wizards of Waverly Place" la mjaftueshëm kohë që ndjekësit e saj t'i merrnin dhe t'i shpërndanin në X.

Postimi origjinal është shfaqur mbrëmjen e së shtunës në llogarinë e saj në Instagram dhe këngëtarja bukuroshe 31-vjeçare shfaqet me flokët e lëshuar, me pak grim dhe mbi të gjitha e veshur me një top të zi që shfaqte dekoltenë e bollshme.

Ndërsa fotot tërhoqën shumë komente pozitive, fansat u tërhoqën dukshëm nga gjoksi i saj, edhe pse ndoshta për të gjitha arsyet e gabuara pasi spekulojnë se aktorja mund të jetë duke luftuar me sëmundjen autoimune të Lupusit. Por edhe versione të tjera tregojnë se mund të jetë një operacion i mundshëm estetik për zmadhimin e gjoksit.

Një pjesë tjetër e ndjekësve spekuluan se imazhet tërheqëse të këngëtares ishin rezultat i ndonjë efekti vizual nga rrobat ose një shtim në peshë, ky, mund të shkaktohet nga trajtimi mjekësor që po i nënshtrohet.

selena gomez

Sondazh

Poll