Aktualitet

Përplasja ishte mes bandave shqiptare/ Arrestohet shqiptari që qëlloi për vdekje bashkëatdhetarët e tij, në kërkim tre të tjerë

23-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në qendër të Frosinones, qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke lënë të vdekur një bashkatdhetar 27-vjeçar, dhe një tjetër që ndërroi jetë në spital.

10 Mars 2024, 08:55 Nga r.ll
Përplasja ishte mes bandave shqiptare/ Arrestohet shqiptari që
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës, pas të shtënave që tronditën mbrëmjen e djeshme, Frosinenon në Itali. Ndërkohë autoritetet po punojnë identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet.

Përplasja me armë u raportua fillimisht se kishte qenë mes një bande shqiptarësh dhe marokenësh, ndërsa sot mësohet se kanë qenë të gjithë shqiptarë. Të shtënat e një nate më parë shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve që janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Mbrëmjen e djeshme u raportua se gjithcka ka nisur nga një konflikt brenda një lokali në zonë, ndërsa sot mësohet se sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake. 

23-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në qendër të Frosinones, qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke lënë të vdekur një bashkatdhetar 27-vjeçar, dhe një tjetër që ndërroi jetë në spital. Dyshohet se konflikti mes bandave shqiptare ka nisur për pazare të prostitucionit dhe trafikut të drogës. 

perplasje me arme ne itali

Sondazh

Poll