Aktualitet

U kap duke ujitur bimët e kanabisit me vlerë 47 mijë paund, dënohet me 15 muaj burg shqiptari në Britani (EMRI)

Ai ka deklaruar se kishte vetëm rolin e ujitësit në "shtëpinë e barit", ndërsa kishte 18 muaj që kishte shkuar në Britani, dhe duhej të paguante një borxh prej 5 mijë paundësh atyre që e kishin sjellë. 

9 Mars 2024, 17:49 Nga r.ll

U kap duke ujitur bimët e kanabisit me vlerë 47 mijë paund,

BRITANI - Shqiptari 33-vjeçar Sajmir Hoxha është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi u kap duke ujitur 78 bimë kanabisi që arrin në treg vlerë e 47 mijë paundve 

I pandehuri ishte gjetur në garazhin e banesës dhe kishte tentuar t'i arratisej policisë por pa sukses. Gjykata e ka dënuar Hoxhën me 15 muaj burg 

Sipas mediave britanike, ai ka deklaruar se kishte vetëm rolin e ujitësit në "shtëpinë e barit", ndërsa kishte 18 muaj që kishte shkuar në Britani, dhe duhej të paguante një borxh prej 5 mijë paundësh atyre që e kishin sjellë. 

sajmir hoxha britani

Sondazh

Poll