Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, automjeti humb kontrollin, përplaset me shtyllën e ndriçimit

Si pasojë, automjeti ka mbetur i shkatërruar ndërsa drejtuesi 28-vjeçar ishte pa lëndime. Teksa prej më shumë se gjysmë ore rruga e By-Passit vijon të mbetet pa ndriçim, për shkak të dy shtyllave të dëmtuara nga përplasja.

9 Mars 2024, 20:35 Nga S.N
Aksident i rëndë në Berat, automjeti humb kontrollin,
Foto nga aksidenti

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in në dalje të Beratit në lagjen “Uznuvë e madhe”. Një automjet tip Skoda i cili ka qënë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Si pasojë, automjeti ka mbetur i shkatërruar ndërsa drejtuesi 28-vjeçar ishte pa lëndime. Teksa prej më shumë se gjysmë ore rruga e bypass-it vijon të mbetet pa ndriçim, për shkak të dy shtyllave të dëmtuara nga përplasja.

Burimet bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara nga drejtuesi. Ndërsa hetuesit janë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

aksident berat shtylle ndricimi

Sondazh

Poll