Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 persona mbeten të plagosur

Automjeti  me drejtues 36-vjeçarin me inicialet K.R është përplasur me një automjet me drejtues një 33-vjeçar me inicialet O.L

9 Mars 2024, 18:57 Nga S.N
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 persona mbeten të plagosur
Foto Ilustrim

ELBASAN- Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ditën e sotme rreth orës 17:40 janë përplasur dy automjete. Automjeti me drejtues 36-vjeçarin me inicialet K.R është përplasur me një automjet me drejtues një 33-vjeçar me inicialet O.L

Si pasojë e aksidenti janë dëmtuar 4 pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

aksident elbasan-librazhd policia

Sondazh

Poll