Aktualitet

DINAMIKA/ Konflikti mes bandave nisi prej trafikut të drogës, autorët në kërkim

Dyshohet se mes tyre kishte mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme që menaxhojnë në Frosinone, duke filluar me atë të drogës. 

9 Mars 2024, 22:33 Nga r.ll
DINAMIKA/ Konflikti mes bandave nisi prej trafikut të drogës,
pamjet nga vendngjarja

ITALI- Përplasja me armë zjarri mes bandave ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Frosinones në Itali. Dy banda shqiptarësh janë konfliktuar brenda një lokali  dhe më pas kanë dalë jashtë ku ka pasur edhe të shtëna të shumta mes tyre. 

Më herët u raportua se një nga shqiptarët humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën rëndë. Ngjarja mësohet se ka nisur pasi anëtarët e njërës nga bandat, mbërritën në lokal ku kanë nisur sherrin me shqiptarët që ishin të ulur në lokal. Dyshohet se mes tyre kishte mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme që menaxhojnë në Frosinone, duke filluar me atë të drogës. 

Katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri i goditur në kokë, u shfaq menjëherë në gjendje shumë të rëndë: kur mbërritën ambulancat e 118, mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 40 minuta, por çdo përpjekje ishte e kotë, pasi ndërroi jetë në duart e tyre. 

Menjëherë më pas, një tjetër nga grupi, i shpëtuar nga një ambulancë, u transportua në gjendje të rëndë në spital. Dy miqtë e tyre, të plagosur në këmbë dhe gjoks, u shtruan në spital gjithashtu. Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, dhe janë në kerkim nga autoritetet italiane. 

perplasje me arme ne itali shqiptare te vdekur frosioneno

Sondazh

Poll