Bota

"Unë e dua familjen time", Princ Harry thyen heshtjen mbi sëmundjen e Mbretit Charles

Charles njoftoi se ishte diagnostifikuar me kancer më 5 shkurt, pasi iu nënshtrua një procedure spitalore të fundit për zmadhimin e prostatës.

16 Shkurt 2024, 13:39 Nga S.B
"Unë e dua familjen time", Princ Harry thyen heshtjen mbi
Princi Harry

SHBA- Princi Harry tregoi se sa shumë e do familjen e tij pasi vizitoi babain e tij Mbretin Charles III, i cili njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në fillim të këtij muaji.

"Shiko, unë e dua familjen time," i tha Duka i Sussex prezantuesit Will Reeve gjatë një interviste në "Good Morning America" të premten. “Fakti që arrita të hipja në aeroplan dhe të shkoja ta shihja dhe të kaloja kohë me të besoj se tregon shumë.” shtoi ai.

Reeve e pyeti Harryn nëse diagnoza e babait të tij mund të ndihmonte në ribashkimin e familjes, ku Harry u përgjigj: “Absolutisht. Po, jam i sigurt.” 

“Mendoj se çdo sëmundje, bashkon familjet,” shtoi ai.

Charles njoftoi se ishte diagnostifikuar me kancer më 5 shkurt, pasi iu nënshtrua një procedure spitalore të fundit për zmadhimin e prostatës. Harry ka mbajtur distancën nga të afërmit e tij mbretërorë, duke u kthyer me Markle për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator 2022 dhe vetëm për ceremoninë e kurorëzimit të Charles majin e kaluar.

princ harry mbreti charles

Sondazh

Poll