Art&Argëtim

Beyoncé lançon këngë të reja, shpall albumin e ri në reklamën e Super Bowl

Kjo është përpjekja e dytë e Beyonce në muzikën country pas "Daddy Lessons" nga albumi i saj i vitit 2016, "Lemonade".

12 Shkurt 2024, 09:38 Nga S.B
Beyoncé lançon këngë të reja, shpall albumin e ri
Beyonce

SHBA- Këngëtarja e famshme Beyoncé njoftoi të dielën se do të publikojë pjesën e dytë të shumëpritur të albumit të saj të vlerësuar nga kritikët "Renaissance" më 29 mars. Superylli i muzikës hodhi gjithashtu dy këngë të reja nga projekti country, këngën "Texas Hold 'Em" dhe orkestralin "16 Carriages" gjatë Super Bowl 2024, ku ajo mori pjesë me bashkëshortin e saj, Jay-Z dhe dy vajzat e tyre, Blue Ivy 12-vjeçare dhe Rumi 6-vjeçare.

Kjo është përpjekja e dytë e Beyonce në muzikën country pas "Daddy Lessons" nga albumi i saj i vitit 2016, "Lemonade". Bey postoi një video me temë perëndimore në Instagram, përveç kopertinës për këngët e saj kryesore. Lajmi erdhi disa momente pasi Beyoncé u shfaq në një reklamë të Verizon gjatë ndeshjes së kampionatit NFL midis Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers.

Beyoncé lançon këngë të reja, shpall albumin e ri
Beyonce

Ish-anëtarja e Destiny's Child e nisi ciklin ambicioz të albumit me këngën "Renaissance" të drejtuar nga kërcimi, të cilin ajo e pasoi me një turne fitimprurës botëror dhe një film koncertesh. Akti i parë, i cili përfshinte këngët hit "Break My Soul" dhe "Cuff It", mori katër Grammy dhe e bëri Beyoncen artisten më të vlerësuar në historinë e shfaqjes me 32 fitore në karrierë.

beyonce beyonce me album te ri super bowl

Sondazh

Poll