Aktualitet

‘Shkatërrohet’ banda kriminale e lidhur me Shqipërinë! Arrestohen 24 persona në Itali, mes tyre 16 shqiptarë

Në pranga janë vënë: 2 italianë dhe 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian. Organizata kishte rrënjët në zonën e Milanos por kishte lidhje të vazhdueshme edhe me Shqipërinë.

13 Shtator 2023, 11:27 Nga f.i
‘Shkatërrohet’ banda kriminale e lidhur me
pamje nga arrestimi

ITALI- Në finalizim të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kundër shfrytëzimit të prostitucionit, i koordinuar nga policia e Milanos dhe e Brescias janë arrestuar 24 persona, raportojnë mediat e huaja.

Në pranga janë vënë: 2 italianë dhe 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian. Sipas akuzave, të arrestuarit kryeninin trafik droge në territorin italian dhe zviceran. 

Gjatë hetimeve, në provinca të ndryshme të Italisë veriore ( Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona ) u sekuestruan 42 kg lëndë narkotike përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash, si dhe 2 armë pa leje dhe 13 mijë eurosh cash. Organizata kishte rrënjët në zonën e Milanos por kishte lidhje të vazhdueshme edhe me Shqipërinë.

arrestohen 24 persona itali

Sondazh

Poll