Aktualitet

Ndodh në Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit mësojnë në ambientet e një lokali, pranë kanë bilardo

Shkak është mungesa e shkollës, pasi aktualja është jashtë funksioni pasi u dëmtua në tërmetin e 2019.

13 Shtator 2023, 09:54 Nga A.B
Ndodh në Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit
Gazetari

LIBRAZHD-Fëmijët e fshatit Funarës në Librazhd nuk kanë shkuar në shkollë dhe ende nuk e kanë marrë lapsin në duar për të shkruar. Shkak është mungesa e shkollës, pasi aktualja është jashtë funksioni pasi u dëmtua në tërmetin e 2019.

Shkollës iu vënë kyçi nga autoritetet për shkak të dëmtimeve nga tërmeti dhe nuk mund të zhvillohet mësim si dhe ambientet që përdoren aktualisht. Për shkollën ekzistuese u mor vendimi për ta mbyllur, deri në një moment të dytë kur të vendosej se çfarë do bëhej me shkollën, nxënësit do zhvillonin mësim në ambiente alternative. Prindërit kanë pranuar fillimisht, por kjo situatë vijon prej 4 vitesh dhe ata tashmë kërkojnë shkollën për të çuar fëmijët e tyre, raporton gazetari Osman Stafa për 'News24'.

“Shkolla më e afërt është 4 km. Meqë ka kaq vite që na gënjejnë ne nuk do t’i çojmë fëmijët në shkollë. Nuk pranojmë asnjë kompromis tjetër, duam të bëhet funksionale shkolla”, thanë prindërit.

Ndërsa një mësuese pranoi situatën problematike dhe tha se prindërit kanë të drejtë, por se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.

Ndodh në Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit

“Kam 40 vjet mësuese këtu. Jam ndjerë shumë keq ditën e parë kur nuk kisha asnjë nxënëse dhe nuk përjetuam asnjë emocion. Ambientet ku jemi janë të papërshtatshme, janë skandaloze, por ama fëmijët pa shkollë nuk mund të rrinë. Unë kam ardhur dhe ditët e pushimit me kolegët për të sistemuar klasën.

Këtu kam 6 nxënës të klasës së parë. Prindërit kanë të drejtë dhe ne i mbështesim, por fëmijët duhet të mësojnë, puna nga ne nuk mungon”, tha një mësuese.

shkolla ne librazhd

Sondazh

Poll