Aktualitet

Çështja ‘Beleri’, DASH: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

Reagimi i DASH erdhi pas pyetjes së një gazetari grek.

13 Shtator 2023, 08:05 Nga A.B
Çështja ‘Beleri’, DASH: Presim që autoritetet
DASH

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri , i cili mbetet në paraburgim. Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që të ndiqet procesi i rregullt në rastin e Fredi Belerit.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit. )”.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

/Dosja.al

dash fredi beleri

Sondazh

Poll