Aktualitet

'Ti do dëshmpërblim, ato nëse do donin, do të vrisnin'/ Debat mes avokatit dhe të dhunuarin nga grupi Rraja

Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Vishaj ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë sic pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.

13 Shtator 2023, 08:08 Nga A.B
'Ti do dëshmpërblim, ato nëse do donin, do të
Saimir Vishaj dhe Jashar Maja

TIRANË- Çështja mes familjes Maja dhe fisit Rraja është kthyer sërish në qendër të mediave, kjo për shkak të ndryshimit të akuzës nga Prokuroria. Mbrëmjen e kaluar, avokati Saimir Vishaj u përplas në emisionin 'Noë' me Jashar Majën i cili bashkë me kushëririn e tij u dhunuan pak kohë më parë nga fisi Rraja.

Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Vishaj ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë sic pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.

Pjesë nga debati

Vishaj- Ti je viktimë? Ke qenë aty? Ka dashur njëri të të vrasë, të ka qëlluar njëri në kokë ty?

Maja – Unë kam fraktura edhe sot të dukshme.

Vishaj – Ça frakturash, ti kërkon dëmshpërblim, ça viktime je ti? Kaq.

Maja – Zotëri  nuk i kam kërkuar kujt dëmshpërblim, kam kërkuar të drejtën time.

Vishaj- Ça të drejte kërkon ti, je gjallë, po të donin të vrisnin të kishin vrarë.

 

saimir vishaj jashar maja

Sondazh

Poll