Aktualitet

'Kam nënën sëmurë'/ Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për Alma Kaçin

Alma Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv

13 Shtator 2023, 10:23 Nga A.B
'Kam nënën sëmurë'/ Kërkoi masë më
Alma Kaci

TIRANË- Nuk plotësohet kërkesa e Alma Kaçit, gruas së përfshirë në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit. Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Kaçit. 40-vjeçarja kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.

Kaçi për të disatën herë, i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë me disa pretendime. Fillimisht, sa i takon gjendjes shëndetësore të nënës së saj, e cila është e verbër dhe duhet të kujdeset për të. Mirëpo, të gjitha shkallët e kanë refuzuar kërkesën e saj. Po kështu një tjetër argument është dhe kujdesi që ajo duhet të ketë për fëmijën e saj të mitur, ku është shprehur se fëmija duhet shoqëruar për në shkollë.

Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ne një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve./Dosja.al

alma kaci

Sondazh

Poll