Politike

Videoja virale e Samitit të NATO-s! Rama shfaqet me kallashnikov në dorë, Macron si “Napoleoni”

Në 54 sekondat e videos “parakalojnë” të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s

12 Korrik 2023, 10:09 Nga A.B
Videoja virale e Samitit të NATO-s! Rama shfaqet me kallashnikov në
Edi Rama

LITUANI- Që nga dje, sytë e të gjithë planetit janë përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohet Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor është çështja e Ukrainës.

Një përdorues i 'Twitter-it' mendoi të përdorte mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për të përgatitur një video për shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në video, të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s shfaqen si ushtarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Aty shfaqet Emmanuel Macron si “Napoleon”, i ndjekur nga liderë si Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz, Joe Biden me mesazhin "është koha e NATO-s, Jack", Rishi Sunak si një transportues, Georgia Meloni me automatik në sheshin e Shën Pjetrit, Rexhep Tajip Erdogan përballë një aeroplani.. e shumë të tjerë të transformuar. 

Ja video në fjalë:

samiti i natos ne lituani edi rama

Sondazh

Poll