Aktualitet

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës, tymi mbulon zonën (PAMJET)

Kjo ngjarje ka ndodhur teksa reperi ishte në koncert. Nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm apo jo.

11 Qershor 2023, 08:41 Nga A.B
Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës, tymi
Noizy

DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është shkrumbuar nga një zjarr që nisi në orët e vona të mbrëmjës.

Siç shihet edhe në pamje, e gjithë zona e jashtme e saj është e mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën përreth. 

Për këtë incident ka pasur një njoftim nga stafi i biznesit, të cilët bëjnë të ditur se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës, tymi

Pritet një njoftim nga autoritetet përkatëse./Dosja.al

noizy zjarr ne lokalin zins

Sondazh

Poll