Aktualitet

Shqiptari në Greqi rreh gruan dhe djalin, në ndihmë i vjen dhe vëllai/ Të dhunuarit i shpëton rastësisht Policia

43-vjeçari dhe 46-vjeçari nga Shqipëria janë dërguar dje në prokurori ku ndaj tyre ka ngritur kallëzim penal për dhunë në familje.

10 Qershor 2023, 21:30 Nga k.m.

Shqiptari në Greqi rreh gruan dhe djalin, në ndihmë i vjen dhe

GREQI- Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Chania të Kretës, pasi kanë dhunuar një grua dhe djalin e saj. Sipas mediave të huaja, 43-vjeçari dhe 46-vjeçari nga Shqipëria janë dërguar dje në prokurori ku ndaj tyre ka ngritur kallëzim penal për dhunë në familje. Më pas, ata shkuan në hetuesi ku kërkuan dhe iu dha afati për të kërkuar falje të hënën.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Platanias të Chanias kur një 43-vjeçar ka nisur të sulmojë djalin e tij 11-vjeçar. Menjëherë pas kësaj, 43-vjeçari me ndihmën e vëllait të tij 46-vjeçar ka kërcënuar, sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij. Në fakt, të dy kanë tentuar të fusin me forcë në makinë 11-vjeçarin dhe bashkëshorten. Oficerët në patrullë panë automjetin e dyshimtë. Dhe pas një kontrolli që bënë kur e ndaluan, shpëtuan gruan dhe fëmijën e saj ndërsa arrestuan dy burrat.

Çfarë i tha gruaja policisë?

Duke përdorur edhe përkthimin e Google, gruaja u ka përshkruar policëve që e kanë gjetur atë që ka përjetuar atë ditë. Sipas policëve, “gruaja është rrahur gjithë ditën, si ajo ashtu edhe fëmija i saj”.

 

greqi

Sondazh

Poll