Aktualitet

3 vëllezër kërcënuan me armë ‘lodër’ 29 vjeçarin, zbardhen DETAJE të reja nga sherri në Shijak

Tre vëllezërit Fabian, Amadeo dhe Xheni Çalliku janë konfliktuar fillimisht me 29-vjeçarin pasi kanë shkuar para lokalit të tij dhe i kanë rënë borisë së makinës pa pushim.

10 Qershor 2023, 20:20 Nga k.m.
3 vëllezër kërcënuan me armë ‘lodër’
Foto ilustruese


SHIJAK
- Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi brenda një lokali në qytetin e Shijakut, ku edhe u dhunua edhe pronari 29-vjeçar. Tre vëllezërit Fabian, Amadeo dhe Xheni Çalliku janë konfliktuar fillimisht me 29-vjeçarin pasi kanë shkuar para lokalit të tij dhe i kanë rënë borisë së makinës pa pushim.

Teksa tre të rinjë i ishin futur në lokal, në një moment 29-vjeçari ka dalë nga ambientet e lokalit dhe u ka kërkuar që të pushojnë, por 3 vëllezërit nuk kanë pranuar dhe kanë vazhduar të qëllojnë edhe me çekiç në trup. Po ashtu kanë shkatërruar edhe lokalin e më pas janë larguar.

shijak

Sondazh

Poll