Aktualitet

Konfliktohen 2 persona në Tiranë, lëndohet gruaja shtatzënë e njërit prej tyre

Janë konfliktuar dy persona, të identifikuar me inicialet Xh. G. dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

10 Qershor 2023, 20:23 Nga k.m.
Konfliktohen 2 persona në Tiranë, lëndohet gruaja
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë konfliktuar në Tiranë, në Unazë të Re. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:00. Janë konfliktuar dy persona, të identifikuar me inicialet Xh. G. dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Por po ashtu, bashkë me 2 të përfshirët në sherr ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll