Aktualitet

Banorë fiktivë nga rrethet! 'Piranjat' zbulojnë skemën- si 'trafikoi' votuesit Erion Veliaj në Tiranë (VIDEO)

Në prag fushate partitë politike zgjedhin të përdorin metoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga këto metodat është zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin për të mbledhur sa më shumë vota.

26 Maj 2023, 21:09 Nga A.B

Banorë fiktivë nga rrethet! 'Piranjat' zbulojnë

TIRANË- Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka pasyruar se sa thjeshtë aplikohet kjo metodë në kryeqytet nëpërmjet disa deklaratash noteriale.

Sipas ‘Piranjat’, dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë.

Për koincidencë, këto kontrata qira dhënieje janë nënshkruar nga 17-21 marsi i këtij viti.

Pra, pak ditë para zgjedhjeve. 

Besim Allmeta, banues në Bërxullë të Vorës, Ilic Maçi dhe Klodian Dalliu nga Babrroi i Kamzës, Dorjan Sula, banues në Bathore dhe Genci Allushi nga Librazhdi, do të qëndrojnë mbi një vit te apartamentet e Fatjon Dhulit, konkretisht te hyrja 7/6, seksioni C dhe kati 1, seksion A.

Por, realisht kjo hyrje qëndron e mbyllur, pasi askush nuk e frekuenton atë.

Për ta kuptuar përse nuk banojnë aty, siç thuhet edhe në kontratë, ‘Piranjat’ janë nisur drejt banesave të tyre reale. Dhe të gjithë këto persona e pohuan, se nuk banojnë në Tiranë, por thjesht kanë pasaportizimin te njësia 7.

Fatjon Dhuli, drejtor sektori në Bashkinë Tiranë pohon se këto persona janë të afërmit e tij.

’Kanë qenë të afërmit e mi. Kanë jetuar me mua. Momentalisht kanë dalë, kanë shkuar në punë. Ku qendron probemi se kanë jetuar me mua? Kam hapësirë. E konfirmoj që kanë jetuar dhe po jetojnë. Po jetojnë me mua, janë familjarët e mi, krushqi. Nëse ta kanë pohuar ata që jetojnë atje, ç’të duhet vërtetimi im?’

Ndërsa Hysni Karaj pati një reagim krejt tjetër duke u justifikuar se nuk i kujtoheshin si raste.

Por pas kësaj përballje, ai kërcënoi grupin e xhirimit në telefon.

‘Piranjat’ e përfunduan misionin e tyre me transmetimin e këtij problemi, tani është radha e autoriteteve ligjore që të marrin masat e duhura./Marre nga Syri

erion veliaj emisioni piranjat

Sondazh

Poll