Aktualitet

“Kisha borxhe, më kanë kërcënuar”/ Shqiptari kapet në një ‘fermë kanabisi’ në Britani, Gjykata e dënon me burg

31-vjeçari tha se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.

26 Maj 2023, 19:44 Nga A.B
“Kisha borxhe, më kanë kërcënuar”/ Shqiptari
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Flamur Dedja është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë’ kanabisi. Mediat britanike raportojnë se i riu shkoi në Britani në rrugë ilegale dhe ka shpenzuar 10 mijë paund për transport.

Më pas, Dedja u punësua si piktor dhe dekorues, por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një fermë kanabisi. Pas arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore, 31-vjeçari tha se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.  Ai tha se banda kriminale i hoqi pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte.

Dedja tha se donte vetëm të kthehej në Shqipëri për të qenë me gruan dhe djalin 4-vjeçar./Dosja.al

flamur dedja

Sondazh

Poll