Aktualitet

Kuçova njësoj si Tirana me përmbytjet/ Shoferët fikin makinat në mes të rrugës, kërkojnë ndihmën e policisë (VIDEO)

Duke filluar nga vendi i quajtur “Kthesa e Ullirit” e deri në hyrje të qytetit rruga ka prezencë të shtuar uji, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në hyrje dhe dalje të Kuçovës

26 Maj 2023, 20:47 Nga m.s
Kuçova njësoj si Tirana me përmbytjet/ Shoferët fikin
foto ilustruese

KUÇOVË- Sikundër në Tiranë, e njëjta situatë me përmbytjet nga reshjet e shiut ka qenë edhe në Kuçovë. Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta reshje intensive shiu, që të përmbytet hyrja e qytetit të Kuçovës. Duke filluar nga vendi i quajtur “Kthesa e Ullirit” e deri në hyrje të qytetit rruga ka prezencë të shtuar uji, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në hyrje dhe dalje të Kuçovës, raporton “Faxweb”.

Për shkak të situatës së pa menaxhueshme, disa drejtues mjetesh e kanë parë të udhës për të kërkuar ndihmën e policisë. Si pasojë e prezencës së ujit, disa mjete janē fikur në mes të rrugës. Kjo situatë e rënduar në këtë zonë ndodh sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm, pusetat dhe kanalizimet e ujërave bllokohen dhe uji depërton në rrugë.

 

permbytje kucove

Sondazh

Poll