Laert Haxhiu kundër ekstradimit: Më rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares, motra e nëna morën azil politik në Gjermani…
Laert Haxhiu ka pretenduar përpara gjykatës së Janinës se transferimi i tij në Shqipëri, do i rrezikonte jetën, jo vetëm sepse pretenton se po "përndiqet" nga shteti shqiptar, por edhe pse nga ka frikë nga hasmëria që ka të hapur me anëtarët e bandës së famëkeqit, Aldo Bare.
GREQI- Laert Haxhiu, një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasjen e dyfishtë të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë, ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se përmes avokatëve të tij shqiptar Detar Hysi, Laert Haxhiu ka pretenduar përpara gjykatës së Janinës se transferimi i tij në Shqipëri, do i rrezikonte jetën, jo vetëm sepse pretenton se po "përndiqet" nga shteti shqiptar, por edhe pse nga ka frikë nga hasmëria që ka të hapur me anëtarët e bandës së famëkeqit, Aldo Bare (Alfred Shkurti, kreu i bandës së Lushnjes).
Dhe për të bindur gjykatën se ai kishte të drejtë në pretendimet që ngriti, avokatët e Haxhiut vunë në dispozicion një vendim të autoriteteve gjermane, të cilat kanë miratuar kërkesën për statusin e azilantit politik nënës së Laertit, Florije Haxhiut dhe motrës Klea Haxhiu. E gjithashtu, në daljen e tij sot para Gjykatës, Haxhiu hodhi poshtë dhe akuzat e ngritura nga autoritet e Drejtësisë Shqiptare, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe fakt, por të stisura qëllimisht nga kundërshtarët e familjes së tij në Lushnjë.
Sot, Gjykata e Janinës la 40 ditë në burg Laert Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal. Laert Haxhiu është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu. Në të dyja ngjarjet, hetimi tregoi se objektiv ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shkak dyshohet se janë bërë përplasjet e vjetra të Bandës së Lushnjës.
Sondazh
Kapen në një plantacion marijuane në Spanjë, arrestohen dy shqiptarët
Plantacione SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë zbuluar një plantacion marijuane në Gandia, ku janë arrestuar dy të rij shqipt...
RAPORTI I PLOTË- Dubai bën me "dhimbje koke" SPAK, grupet kriminale po sofistikohen, paratë i transportojnë me METODA të reja
Pamje nga Komisioni i Ligjeve TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Duma...
Tirana në pushtetin e ujit, lagje të tëra të pëmbytura, situatë e rënduar në lagjen “Ali Demi” (VIDEO)
foto ilustruese TIRANË- Kanë mjaftuar pak minuta reshje në Tiranë, që rrugët të përmbyten. Pamjet në fjal&eum...
INVESTIGIMI i BIRN: Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit i "ushqen" kompania e lidhur me krimin, Gentian Sharra ende 'aktiv'
Foto ilustruese Në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbas...
DOSJA që tronditi gjyqësorin, si Milena DERAJ zbuloi FENOMENIN që s'u zhduk- Qindra mijra euro mashtrim, TENTATIVë për të ndryshuar "drejtësinë"
Milena Deraj "Dosja.al" ka mësuar se në historinë e mashtrimit shumëmilionësh të Milena Derajt, përveç personazh...
Tirana si 'Venecia'! Përmbytet kryeqyteti, të rinjtë tentojnë të kalojnë rrugën, njëri prej tyre bie në ujë
Permbytje TIRANË- Mjaftuan pak minuta shi dhe kryeqyteti është përmbytur. Këtë e tregojnë më së miri pamjet q&...
Stuhi dhe vetëtima në Tiranë, sinoptikania: Reshjet e shiut prezente edhe javën e ardhshme
foto ilustruese TIRANË- Sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima. Edhe k...
U arrestua si pjesë e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO liron Kid Koshenën
GJKKO TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të...
Flinin në godinën ku rritej kanabisi, policia gjermane arreston dy shqiptarë
plantacioni me lende narkotike GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të l&eu...
RRITEN çmimet! Vendimet e Bordit: Benzina 6 lekë më shtrenjtë, rritet me 3 lekë nafta, gazi s'ndryshon
Foto ilustruese TIRANË- Kur kanë kaluar dy javë nga përfundimi i zgjedhjeve në vend, vjen edhe rritja e çmimeve. K&eum...
