Aktualitet

Seriali shqiptar i titruar në ekran, rrjeti i kundërvihet Top Channel: Veprim racist, i kuptojmë kosovarët pa titra (REAGIMET)

Gazetarët Ermal Mulosmani dhe Berat Buzhala, aktivistja Elona Caslli dhe faqja satirike "Lolita", kanë vënë theksin te fakti se kjo përpjekje për titrim, nga shqipja në shqipe është komplet e pavend.

24 Maj 2023, 10:24 Nga f.g
Seriali shqiptar i titruar në ekran, rrjeti i kundërvihet Top Channel:
Seriali Rrushe dhe Top Channel

TIRANE- Top Channel nisi dje transmetimin e serialit 'Rrushe', një prodhim i Gjirafa Studio në Kosovë. Në serinë e parë që u dha mbrëmjen e djeshme, televizioni kishte zgjedhur që t'ja ofronte shikuesve bashkë me titrat në gjuhën shqipe. Ky element është parë si i tepërt, i  panevojshëm dhe gati racist nga shumë njerëz që kanë zgjedhur të shprehin kundërshtinë në rrjetet sociale. Gazetarët Ermal Mulosmani dhe Berat Buzhala, aktivistja Elona Caslli dhe faqja satirike "Lolita", kanë vënë theksin te fakti se kjo përpjekje për titrim, nga shqipja në shqipe është komplet e pavend. 

Reagimet- Ermal Mulosmani: 

Berat Buzhala:

Elona Caslli: 

Lolita: 

 

Çfarë trajton seriali 'Rrushe'? “Rrushe” është serial dramë/krim, me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme prishtinase, apo së paku kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, vajza e familjes, punon si gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që gjenezën e kishte në bujari e mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetërat atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarje gjindet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë. Seriali “Rrushe” trajton dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90./Dosja.al

ermal mulosmani elona caslli faqja lolita berat buzhala seriali rrushe top channel

Sondazh

Poll