Aktualitet

26-vjeçarja shqiptare denoncon ish-partnerin sirian në Greqi: Më kërcënon me video intime

E reja ka bërë një kallëzim në Greqi, ndaj ish-partnerit të saj për shantazhim përmes videove intime të xhiruara me anë të telefonit.

24 Maj 2023, 09:12 Nga I.A
26-vjeçarja shqiptare denoncon ish-partnerin sirian në Greqi:
Foto Ilustruese

GREQI- Një 26-vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj nga Siria, pasi e ka kërcënuar me video intime. E reja ka bërë një kallëzim në Greqi, ndaj ish-partnerit të saj për shantazhim përmes videove intime të xhiruara me anë të telefonit.

Sipas informacioneve të ANT1, 26-vjeçarja ka dëshmuar në polici se pasi u nda me partnerin e saj në të njëjtën moshë, ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video nga momentet e tyre private. Po kështu ka dyshime se ai e përdhunonte.

Në dëshminë që ajo ka dhënë në polici, i pandehuri 26-vjeçar e ka kërcënuar se nëse nuk i jepte para, do të publikonte materialin me pamjet intime. Mësohet se riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat.

shqiptarja denoncon ish-te dashurin ne greqi

Sondazh

Poll