Aktualitet

PËR TË GJITHË ATA QË VRASIN! Elegji Xhulio Prelës, policin që shteti dështoi ta mbronte, familja kërkon drejtësi hynore: Vetëm Zoti s'lë kënd pa gjykuar!

E motra i ka shkruar edhe një elegji, ku rrëfen gjithë jetën e tij.

24 Maj 2023, 09:40 Nga k.m.
PËR TË GJITHË ATA QË VRASIN! Elegji Xhulio Prelës,
Xhulio Prela

TIRANË- Kanë kaluar 2 vjet por ende nuk ka asnjë të dënuar lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Xhulio Prela. E nëse shteti dhe drejtësia e ka harruar, familja e tij ende jo, e ende vazhdon vajin dhe kërkon drejtësi për jetën e 26-vjeçarit, një efektivi në detyrë që çdo ditë mbronte vendin dhe ruante rendin. Por në mungesë të drejtësisë, familjarët duket se i kanë kthyer sytë nga ajo hynorja. Vetëm prej saj shpresojnë...

"Edhe një vrasës mund të jetë duke e parë këtë video, i them vetëm diçka; Vetëm një zot e kena lart që nuk lë kënd pa gjykuar! Kurrë nuk po gjendet drejtësia jotë vëllai jonë,"-shkruan e motra, e cila gjithë profilin e saj të rrjetit social "TikTok", ia ka kushtuar dedikimeve ndaj vëllait të saj që u vra në orët e para të 5 dhjetorit. 

PËR TË GJITHË ATA QË VRASIN! Elegji Xhulio Prelës,
Xhulio Prela

Madje i ka shkruar edhe një elegji, ku rrëfen gjithë jetën e tij, dëshirën për t'i shërbyer vendit, dhimbjen e familjarëve kur morën vesh faktin që ia kishin vrarë djalin dhe dëshirën e madhe që kanë për reagimin e shtetit. Por deri më tani këto lutje janë përfunduar në vesh të shurdhër...

 

"24 tetor ditë e madhe fali zoti djalin tonë, gëzim kanë të tërë në mëhallë, Martin Prelën e urojnë. Xhulio emrin ia kanë vu, nëna e vetë e ka pagëzu. Kalojnë vitet bëhet me vëlla, e rriti nana 2 azgana. Shumë vështirësi zoti iu ka lënë, sakrificat s'iu ndanë. Më të fortë e banë. I bëni me shpi babë e nanë, ia gzoi zemrën. Urime Martin për ça ke rrit, djemt shumë lart kanë mrrit, tu ba Xhuli ty polic për na e mbrojt tanë kët' fis. 24 tetor 2020, urime Xhuli 26 vjet. Shumë bre nana ta pat merakun, se po vun e nuk po gzon. Shumë herë babi të mësoi tradita, se ai shkon dhe ti i vazhdon. 5 dhjetor 2020, nata e Shën Kollit po na pret, kur një lajm paprit na erdhi. Xhaxhi Zef tek shpia ka ardh. Është çu mami në dritare me zemrën plot se Xhuli erdh, mor Martin a e ke marrë vesh Xhulin tan e kanë akisdentuar në Lezhë. Shumë rëndë është për këtë besë. Zemra e nënës nuk pushoi, kur në TV lajmin e dëgjoi. U gjet Xhulian Prela i vrarë, një vaj i madh na ka pushtu, zemrat tona na i copëton. Ah more Zot na e merr këtë shpirt, sa me e pa këtë ditë. Kush ta vrau zemrën moj nënë, kush ta preu rrugën, e në rrugë të ka lënë. Le Adën jetime 2 herë, lajmi i zi në atë natë të ShënKollit u bë lajm në të gjithë Shqipërinë. Shumë shokë i paske pas...Xhuli jonë kurrë nuk do të të harrojmë edhe pse nuk je me ne, kurrë nuk do të të harrojmë!"

Deri më tani lidhur me vrasjen, Prokuroria e Lezhës ka marrë si të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Sipas dosjes hetimore, Hysa mendohet se është personi që ka qëlluar për vdekje efektivin, ndërsa Nikoll Sherniku akuzohet për “moskallëzim Krimi”. Sa i përket Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen, nuk ka asnjë akuzë të ngritur, edhe pse do të ishte e kotë. Edhe ai ka rënë pre e një atentati mafioz një vit më parë në Fushë Krujë, ku humbi jetën bashkë me dy shokët e tij.

vritet xhulio prela xhulio prela vrasja e xhulio prela

Sondazh

Poll