Aktualitet

TENTATIVA E FUNDIT! "Rastësia" i vendosi prangat Laert Haxhiut në Greqi, u përpoq t'i ikë Policisë, por u bllokua. Kishte shofer dhe shokun me vete

E gjitha ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës, teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz tip "BMW X6". Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi shkeli gazin.

24 Maj 2023, 09:40 Nga k.m.
TENTATIVA E FUNDIT! "Rastësia" i vendosi prangat Laert Haxhiut
Laert Haxhiu

GREQI- Laert Haxhiu bëri tentativën e fundit për t'i shpëtuar prangosjes në Greqi, por nuk ia doli dot... Mediat greke kanë bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tij, duke zbuluar se kapja e tij ka qenë krej rastësore dhe jo pjesë e një operacioni të mirëmenduar. E gjitha ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës, teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz tip "BMW X6". Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi shkeli gazin.

Gjatë ndjekjes, mjeti ka përplasur tre automjete, por është ndalur vetëm kur është përplasur me një bordurë dhe i ka shpërthyer goma. Në atë moment i janë hapur edhe airbag-ët, të cilët e kanë bërë të vështirë arratisjen e tij, ndaj dhe ka përfunduar në pranga. Por nuk ishte vetëm në mjet, bashkë me të ishin edhe 2 shqiptarë.

Drejtuesi i mjetit që vonte nga Athina lëvizte me mjet, shqiptarin e rrezikshëm, kurse tjetri edhe pse i paidentifikuar me emër, njihet pasi në vitin 2021, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë që u qëlluan drejt pronarit të një pikë karburanti në Tebë dy vjet më parë. Deri më tani, këto janë detajet e para që kanë dalë nga kapja e të shumëkërkuarit, që duket se e ka arrestuar vetëm rastësia dhe jo Policia. 

Kush është Laert Haxhiu?

Haxhiu, përdorte dokumenta false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji. Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.

laert haxhiu arrestohet laert haxhiu

Sondazh

Poll