Aktualitet

U kap në makinë me Ramazan Rrajën, lihet në burg Louis Konomi që kërcënoi biznesmenin për tenderin

Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

20 Prill 2023, 15:29 Nga F.M
U kap në makinë me Ramazan Rrajën, lihet në burg Louis
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Edmir Boci

TIRANË- Louis Konomi alias Elton Llozhi alias Luiz Llozhi është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' një ditë pasi u arrestua nën shoqërinë e Ramazan Rrajës. Të dy u kapën në urën e Gjoles në Fushë Krujë. Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Ata ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt. Tëgjithë tashmë ndodhen në pranga.

louis konomi luis llozhi elton llozhi

Sondazh

Poll