Aktualitet

Me TARGA angleze/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një motor që dyshohet të jetë i autorit, ja ku u gjet

Në mjetin e gjetur po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.

20 Prill 2023, 15:35 Nga k.m.
Me TARGA angleze/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet
Autori me motor

LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Policia e Shtetit ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit. Motori me targa angleze është bllokuar në Tiranë, por "problemi" është se ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë. Në mjetin e gjetur po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim./Dosja.al

lezhe vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll