Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë, u kap me 40 doza kokainë

Kryesisht 34-vjeçarja operonte në zonën e Komunës së Parisit.

12 Prill 2023, 08:37 Nga F.M
EMRI/ Arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë, u kap me 40 doza
Droga

TIRANË- Denisa Bushka, 34 vjeçe, banuese në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Bushka siguronte kokainë në sasi të mëdha. Më pas, lëndën narkotike ajo e ndante në doza dhe shiste në kryeqytet. Kryesisht 34-vjeçarja operonte në zonën e Komunës së Parisit. Të resë iu sekuestruar 40 doza kokainë në momentin e arrestimit.

Njoftimi i policisw Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine. Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.  Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

denisa bushka

Sondazh

Poll