11 Prill 2023, 16:56
Nga k.m.
Citofoni i banesës
GREQI- “Unë dhe fëmijët e mi jemi ende në shok, kemi frikë për jetën tonë,”-kështu u shpreh se 29-vjeçarja e cila ka qenë vazhdimisht viktimë e dhunës në familje nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar. Gruaja nga Shqipëria, e paidentifikuar me emër, tregoi se kjo është hera e nëntë që gjykata dënon ish-bashkëshortin e saj 38-vjeçar për sjelljen abuzive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, por sërish ai ka dalë dhe e ka kërcënuar sërish. Ngjarja e fundit që gruaja ka denoncuar në Polici dhe ka çuar në arrestimin e 38-vjeçarit ka ndodhur në orët e para të datës 30 mars, kur i akuzuari ka vizituar banesën ku jeton 29-vjeçarja me dy fëmijët e tyre të miturit dhe i kërcënoi se do t'i digjte të gjallë. Në fakt, ai nuk u ndal me kaq, pasi para se të dilte nga pallati i ka vënë flakën hyrjes.
Duke folur për protothema.gr, 29-vjeçarja deklaron se është e tmerruar dhe ka frikë për jetën e saj pasi ish-bashkëshorti e kërcënon vazhdimisht atë dhe fëmijët. Vetë ajo i kërkon drejtësisë greke që burri të mbetet këtë herë në burg, duke theksuar se nëse lirohet sërish do ta vrasë.
"Deri herën e fundit që u dënua, nuk pushoi së kërkuari dhe më kërcënoi. Unë jam ende në shok dhe fëmijët po ashtu. Ende nuk mund të qetësohem dhe kam shumë frikë për jetën tonë”, thekson 29-vjeçarja, duke shtuar se i akuzuari vazhdimisht shkonte në shtëpinë e saj dhe në shkollën e fëmijëve për t'i kërcënuar.
Duke përshkruar ngjarjen e fundit, 29-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria tha se gjithçka ka ndodhur në orën 04.30 të mëngjesit, kur i ka shkaur tek pallati dhe nuk është ndalur duke i rënë ziles.
"Isha e frikësuar dhe nuk e hapa derën, sapo kuptova se ishte ai, thirra policinë. Ai ka thyer derën kryesore me një kaçavidë dhe është ngjitur në katin e katërt. Ai bërtiste nga jashtë banesës “hapeni, do të djeg ty dhe fëmijët të gjallë”. Fëmijët tanë qanin, incidente të tilla ndodhin gjatë gjithë kohës. Dikush e pa duke vënë zjarrin. Ne telefonuam zjarrfikësin dhe Policinë. Thashë që e bëri ish-burri dhe se na kërcënoi, siç kishte bërë shumë herë të tjera, se do të na digjte të gjallë. Më ndjek në punë, nuk i lë fëmijët në shkollë,"-tregoi ajo.
Nga ana e tij, i pandehuri 38-vjeçar, me origjinë shqiptare, argumentoi – pa bindur gjykatën – se ato për të cilat ankohet 29-vjeçarja janë gënjeshtra dhe se asnjëherë nuk e ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe as nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
“Atë ditë nuk kam trokitur në derë dhe kam vënë zjarrin. Unë jam i shqetësuar për fëmijët e mi, që nga 12 gushti nuk më lë t'i shoh. Ish-gruaja ime vazhdon të shkojë në Polici dhe gënjen. Me shpifje ma rëndon pozitën,”- tha ai./Protothema
shqiptari dhunon gruan ne greqi greqi
Aktualitet
11 Prill 2023, 16:18
I.A
KLSH
VLORË- Pak ditë më parë, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një së...
Aktualitet
11 Prill 2023, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në qendrën shëndetësore nr.4 në Tiranë, çdo ditë paraqiten raste me infeksionin bakt...
Aktualitet
11 Prill 2023, 15:17
a.d
Foto ilustruese
ANGLI- Udhëtimi i një çifti britanik në Dhërmi, ka marrë vëmendjen e DailyMail, i cili i ka kushtuar n...
Aktualitet
11 Prill 2023, 14:35
I.A
Policia
KORÇË- Një konflikt mes adoleshëntëve ka përfunduar në plagosjen e një 17-vjeçarit ditën e so...
Aktualitet
11 Prill 2023, 14:26
A.B
Armand Gosa
TIRANË- Armand Gosa, i cili u përfshi në konfliktin me armë zjarri në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexh...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:54
A.B
Leonard Palushi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e Krimeve në Policinë e...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:51
I.A
Migena Sinani
TIRANË- Bashkëshorti i Migena Sinani, Erion Sinani e cila u ekzekutua nga kunati i saj teksa flinte gjumë bashkë me vajz&...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:31
A.B
Perparim Ademi dhe dy viktimat
TIRANË- Lihet në fuqi vendimi për burg përjetë për Përparim Ademin. Gjykata e Apelit e Ju...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:16
A.B
Xhuljano Prela
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike një letër që i ka mbërritur. Letra mban nënshkrimin ...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:04
A.B
Makbule Hida
TIRANË- Gruaja në foto quhet Makbule Hida, 70-vjeç. E moshuara ka humbur kontaktet me familjen në Rinas. Familjarët...