Aktualitet

Ktheu shtëpinë në laborator heroine, mbyllen hetimet për grupin shqiptar në Itali, drejtohej nga një 29-vjeçar

Gjithçka nisi kur 29-vjeçari u arrestua me gati nëntë kilogramë heroinë dhe 34.000 euro para cash.

12 Prill 2023, 08:02 Nga F.M
Ktheu shtëpinë në laborator heroine, mbyllen hetimet për
Bodrumi

ITALI- Autoritetet italianë kanë mbyllur hetimet për një 29-vjeçar shqiptar që kishte kthyer garazhin e tij në një rafineri për prodhimin e heroinës. Mediat italiane shkruajnë se i riu akuzohet për drejtimin e trafikut të heroinës në sasi të mëdha në periudhën qershor 2020-nëntor 2022.

Bashkë me shqiptarin, hetimet përfunduan edhe për një 30-vjeçar nga Montegalda (Vicenza), një italian 43-vjeçar dhe një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, të dy banues në Grisignano di Zoço (Vicenza),  një burrë dhe një grua me origjinë kalabreze, 36 dhe 46 vjeç, një tunizian 24 vjeç, banues në Villafranca Padovana, por banues në Padova, dy shqiptarë të moshës 34 dhe 30 vjeç banues në Bolonja, një 38 vjeçar nga Conselice (Ravena), një 29 vjeçar nga Roccabianca (Parma) dhe një 38 vjeçar nga Mirandola (Rimini).

Gjithçka nisi kur 29-vjeçari u arrestua me gati nëntë kilogramë heroinë dhe 34.000 euro para cash. Policia e ndaloi shqiptarin në Padova duke drejtuar një makinë "Polo". Gjatë kontrollit u vu re se në dy sediljet e përparme ishin krijuar dy ndarje ku mund të fshihej kokaina. Më pas efektivët zbarkuan në shtëpinë e shqiptarit dhe zbuluan laboratorin e heroinës.

Në total u sekuestruan 30 kilogramë heroine, automjete të tjera të përdorura nga korrierët shqiptarë për dërgimin e drogës.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll