Aktualitet

E moshuara nuk mban mend shtëpinë, Policia kërkon ndihmë: Kush e njeh, të njoftojë familjarët!

E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

11 Prill 2023, 21:08 Nga k.m.
E moshuara nuk mban mend shtëpinë, Policia kërkon ndihmë:
E moshuara

TIRANË- Një grua e moshuar, e cila nuk e mban mend banesën është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1 në Tiranë. Policia e Shtetit ka ndarë foton e saj, duke shtuar se ajo është gjetur e vetme në Shkozë. E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

E moshuara nuk mban mend shtëpinë, Policia kërkon ndihmë:
E moshuara

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet. Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

tirane

Sondazh

Poll