Aktualitet

Po sistemonte një ngarkesë tek kamioni, rrëzohet dhe plagoset rëndë punëtori i hekurudhës në Durrës

63-vjeçari, i identifikuar me iniciale A.M., teksa ishte duke sistemuar një ngarkesë në një kamion kur u rrëzua dhe u dëmtua.

11 Prill 2023, 21:33 Nga k.m.
Po sistemonte një ngarkesë tek kamioni, rrëzohet dhe plagoset
Foto ilustruese

DURRËS- Një 63-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa punonte në hekurudhën e Durrësit. 63-vjeçari, i identifikuar me iniciale A.M., teksa ishte duke sistemuar një ngarkesë në një kamion kur u rrëzua dhe u dëmtua. Pasi u rrëzua, u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që tekniku i Drejtorisë së Hekurudhave është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Durrës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll