Aktualitet

'Më rrahu"/ Skandal në shkollën 9-vjeçare të Memaliajt, mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënësje

E gjitha ka nisur në momentin kur tezja kishte shkuar për të marrë mbesën e saj kur kishte përfunduar mësimi, por kjo e fundit e ka pritur duke qarë dhe duke iu ankuar se ishte bullizuar nga mësuesja.

11 Prill 2023, 19:06 Nga k.m.
'Më rrahu"/ Skandal në shkollën 9-vjeçare
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës, ku një mësuese është dhunuar nga tezja e një prej nxënëseve të saj. 43-vjeçarja, e identifikuar vetëm me inicialet M.H., është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë. 

E gjitha ka nisur në momentin kur tezja kishte shkuar për të marrë mbesën e saj kur kishte përfunduar mësimi, por kjo e fundit e ka pritur duke qarë dhe duke iu ankuar se ishte bullizuar nga mësuesja. Madje pretendoi dhe se e kishte dhunuar.

Në ato momente, S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat fillimisht verbal, që më ka degradoi në përdorimin e dhunës. Derisa u desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Pas sherrit, vetë mësuesja ka shkuar në Polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K për shkak të detyrës, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur edhe me mësuesën, e cila dhunoi të miturën. 

 

memaliaj dhunohet mesuesja ne memaliaj

Sondazh

Poll