Aktualitet

Blogerët britanikë vizitojnë Dhërmiun, Dailymail: E quajtën “Bali i Europës”, miliona shikime në rrjetet sociale

Dy udhëtarë të devotshëm kanë zbuluar një destinacion jo shumë të njohur në Europë, që duket si një parajsë balineze.

11 Prill 2023, 15:17 Nga a.d
Blogerët britanikë vizitojnë Dhërmiun, Dailymail: E
Foto ilustruese

ANGLI- Udhëtimi i një çifti britanik në Dhërmi, ka marrë vëmendjen e DailyMail, i cili i ka kushtuar një artikull të tërë eksperincës së dy turistëvë të huaj në bregdetin shqiptar. Sipas Dailymail, turistët e kanë cilësuar Dhërmiun si "Bali i Europës". Në postimin e tyre për Dhërmiun, blogerët arritën që të merrnin mbi 1.6 milionë shikime

Artikulli i plotë:

Dy udhëtarë të devotshëm kanë zbuluar një destinacion jo shumë të njohur në Europë, që duket si një parajsë balineze. Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është cilësuar si “perla e fshehur e Europës”. Ndërkohë që shumë turistë europianë po dynden në plazhet e mbingarkuara të Greqisë dhe Italisë, të tjerë janë duke prenotuar udhëtimin në këtë fshat spektakolar. Aventurierët po i drejtohen kësaj "perle të fshehur”, për plazhet e pastra si kristal, pamjet marramëndëse, baret, hotelet dhe restorantet luksoze.

Blogerët britanikë të udhëtimeve, Scott dhe Sal, mahnitën qindra ndjekës pasi dokumentuan vizitën e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën “të nënvlerësuar” dhe “Bali Europian”. Postimi i tyre arriti 1.6 milionë shikime. Turistët Scott dhe Sal u shprehën kështu:

“Një vlerësim 10/10 për hotelin me pamje nga deti. Ka plazhe tropikale të mahnitshme dhe kaq shumë gjëra për të bërë.”

Dyshja qëndroi në Hotelin “La Brisa Boutique” i cili garanton pamje përrallore të perëndimit të diellit. Qëndrimi aty kushtoi 145$ nata, dhe përfshinte frekuentimin e një plazhi privat. Fshati i Dhërmiut është vetëm 3 orë larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë dhe vija bregdetare e tij arrin deri në 5 kilometra. Ai ndahet në dy pjesë: Qyteza e vjetër shtrihet në pjesën e sipërme, dhe pjesa e poshtme përbëhet nga plazhi, restorantet dhe vendet e qëndrimit.

Është kaq bukur”, tha një ndjekës.

Pak ndyshe nga vendet e tjera europiane, por duket përrallor”, shtoi një tjetër.

dhermi turizem

Sondazh

Poll