Politike

Alibeaj 'braktiset' dhe në vaun e Dejës, kandidatët e këshillit bashkiak: Votoni Zef Hilën

Me anë të një deklarate, ata e cilësojnë Drinin si kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës.

10 Prill 2023, 12:04 Nga I.A
Alibeaj 'braktiset' dhe në vaun e Dejës, kandidatët e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë zgjedhur që të mbështesin kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zef Hila dhe jo të PD-së Klomentina Drini. Me anë të një deklarate, ata e cilësojnë Drinin si kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës.

Deklarata e Plotë:

Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falenderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023: Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila. Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listën tonë për këshilltarë bashkiakë janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Vau Dejës me 14 maj.

enkelejd alibeaj zef hila klomentina drini zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll