Politike

S'përmendi EMRA! Flamur Noka: Gledian Llaten e PS-së e kapin me shpulla e shkelma brenda zyrës

Flamur Noka u shpreh se Partia Socialiste kandidon në Elbasan një person që e dhunojnë brenda zyrës së tij.

9 Prill 2023, 20:02 Nga k.m.
S'përmendi EMRA! Flamur Noka: Gledian Llaten e PS-së e kapin me
Flamur Noka

ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuat kryebashkiakun socialist të Elbasanit, Gledian Llatja. Në fjalën e tij gjatë prezantimin e kandidatit opozitar, Luçiano Boçi, Flamur Noka u shpreh se Partia Socialiste kandidon në Elbasan një person që e dhunojnë brenda zyrës së tij. Gjatë akuzave, Noka megjithatë nuk i ka përmendur me emër personat që pretendohet se kanë dhunuar kryebashkiakun aktual. 

"Kjo energji tregon se Elbasani do të ndryshojë, të shkëputet nga kthetrat e “Rilindjes”. Elbasani nuk mund të rrijë më peng i mafies dhe i këtij regjimi. Si ka mundësi që ky qytet përfundoi kështu? Sot Rama dhe Rilindja kanë marrë çdo gjë. Ata kanë harruar se nuk mund të kontrollojnë lirinë, energjinë dhe shpirtin tuaj. Ata kanë sjellë këtu një kukull që e kanë zhytur në batak. Ajo kukull nuk guxon të dalë në Elbasan. Llatja nuk del, del takon vetëm administratën. Kurrë nuk mund ta rrëmbejnë lirinë tonë. Do i kthejmë Elbasanit dinjitetin e nëpërkëmbur. Rilindja dhe Rama kanë ndërhyrë kudo, me presione, para dhe miliarda.

Sado të duken të fuqishëm, ata kurrë nuk e kanë forcën dhe energjinë tuaj për ndryshim, për të votuar Luçiano Boçin dhe opozitën. Rilindja ka sjellë një statujë plasteline si Llatja. E tërheq për veshi njëri, i fut një shpullë tjetri, e kap me shkelma tjetri brenda zyrës. Ndërkohë Berisha ka sjellë këtu professor Luçiano Boçin, njeriun që e do aq shumë Elbasanin. La mandatin e deputetit që t’ju shërbente juve. Ne jemi të bindur se Elbasani do të reagojë, në 14 maj ky qytet do të zgjedhë Boçin,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Noka.

flamur noka elbasan zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll