Politike

Rritja e pagave, Rama tregon si 'ia doli': Falë dixhitalizimit të shërbimeve, majën historike e kapim në vitin 2024

Ai përsërit se në vitin 2024 do të arrijë majën historike duke e çuar pagën mesatare në 900 euro, falë rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale si dhe lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin.

10 Prill 2023, 10:10 Nga F.M
Rritja e pagave, Rama tregon si 'ia doli': Falë dixhitalizimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e përshkruan si një përpjekje të gjatë rritjen e pagave që në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, premtoi se do të bëjë grabualisht në dy vitet e ardhshme. Në një postim në Facebook, Rama thotë se dixhitalizimi i një sërë shërbimesh kanë bërë që të ulet korrupsioni në tërësi, të forcohet shteti dhe t'i krijohet mundësia për të bërë rritje pagash. Ai përsërit se në vitin 2024 do të arrijë majën historike duke e çuar pagën mesatare në 900 euro, falë rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale si dhe lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin.

Postimi: 

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

Në fund të marsit, kreu i qeverisë lajmëroi se do të jepte një shpërblim prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe nisi premtimet për rritjen e pagave në dy vitet e ardhshme. Ai tha se paga minimale synohet të shkojë në 500 mijë lekë të vjetra deri në fund të vitit 2024, ndërkohë që nuk ka munduar rritja e rrogave për të gjithë sektorët. Mjekësia, siguria, arsimi, punonjësit e kryeministrisë, madje edhe vetë Presidenti i vendi u gjend përballë një zotimi për rritje rroge. Por, Rama nuk është ndalur vetëm në pagat që kontrollon qeveria. Ai ka paralajmëruar edhe privatin, duke shtuar se çdo kompani që nuk rrit rrogat do të privohet nga një sërë shërbimesh, madje edhe duke rrezikuar të mos futet fare në garë për tënderat. Referuar kritiakve duke qenë se këto premtime bëhen vetëm 50 ditë larg zgjedhjeve lokale, kreu i qeverisë është justifikuar duke thënë se një 'kinezeri partish', siç e quan ai Kodin Zgjedhor, nuk mund të bëjë që njerëzit të kenë më pak para në shtëpi në mes të kësaj krize globale.

edi rama rritja e pagave

Sondazh

Poll