Politike

"Vendosni shtyllat!"/ FOTOT- S'janë pamje nga Mesjeta por nga Hasi

Miftar Dauti postoi disa foto ku shikohet qartë situata në të cilën gjendet linjat elektrike në fshatrat e Krumës.

9 Prill 2023, 18:48 Nga k.m.
"Vendosni shtyllat!"/ FOTOT- S'janë pamje nga Mesjeta por
"Shtyllat"

HAS- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë!" për bashkinë Krumë ka zbuluar disa foto që të kthejnë disa shekuj pas. Në rrjetet e tij sociale, Miftar Dauti postoi disa foto ku shikohet qartë situata në të cilën gjendet linjat elektrike në fshatrat e Krumës.

Ai ironizon investimet, duke iu kërkuar autoriteteve të OSHEE-së që të shkojnë edhe në këtë zonë dhe të rregullojnë shtyllat.

"Meqë ndërmarrja e elektrikut në Has po bën rregullimin e linjave tani në kohë fushate, uroj që brenda 14 majt të rregullohen të gjitha linjat problematike. Nëse nuk e dinë po ju kujtoj këtë linjë në Pla të Krumës, shkoni e vendosni shtyllat dhe telin pasi janë si në mesjetë,"-shkroi kandidati Miftar Dauti, duke publikuar fotot nga linjat elektrike në lagjen Mazrek.

POSTIMI DHE FOTOT NGA HASI:

has miftar dauti

Sondazh

Poll