Politike

Pashkët, Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët: Lusim Zotin të fryjë një fllad paqeje

Gjatë fjalës së tij në meshë, Dodaj u shprej se kjo ditë duhet të jetë një ditë për më shumë shpresë e paqe ndërkohë që nuk mungoi dhe një mesazh për politikën.

9 Prill 2023, 13:46 Nga I.A
Pashkët, Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët: Lusim Zotin të
Mesha

TIRANË- Sot besimtarët katolikë kanë festuar pashkët. Në Katedralen Shën Pali, meshën e ka udhëhequr Imzot Arjan Dodaj, i cili në mesazhin e tij për besimarët ka theksuar nevojën për paqe. Gjatë fjalës së tij në meshë, Dodaj u shprej se kjo ditë duhet të jetë një ditë për më shumë shpresë e paqe ndërkohë që nuk mungoi dhe një mesazh për politikën.

“Ne jemi të thirrur të jemi arsye shprese, të jemi kripa e tokës, drita e botës. I ringjalluri është i pranishëm në jetën tonë çdo herë që përsërisim fjalët e tij. Të lusim zotin që të fryjë një fllad i ri në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet e politikës, drejtësisë, të kemi një fllad të ri për të bërë të mirën dhe mos u mundur nga hija e së keqes. Qoftë kjo një pashkë paqeje, për të gjithë vendin tonë, vëllezërit e motrat e sëmurë, të varfrit, të rinjtë e fëmijët dhe të gjithë ata që presin gjeste bamirësie”, tha ai.

pashket katolike arjan dodaj

Sondazh

Poll