Aktualitet

"O ma, po më vrasin"/ Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar nga policët në Greqi, flet e motra: E dhunuan para prindërve, u thanë "do e merrni me arkivol"

Sipas aktakuzës, 33-vjeçari, i cili po vuan dënimin me burg për trafik droge së bashku me 10 të burgosur të tjerë, është transferuar nga Selaniku në Athinë.

13 Mars 2023, 22:53 Nga k.m.

"O ma, po më vrasin"/ Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar
Shqiptari i dhunuar

GREQI- Një oficer, dy policë dhe një roje speciale u arrestuan nga Policia greke, pasi akuzohen për torturë dhe rrahje brutale të një të burgosuri. Gjithçka që tha ishte “mami më shpëto se po më vrasin”. Këto detaje i tha motra e 33-vjeçares.

"O ma, po më vrasin"/ Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar

Sipas aktakuzës, 33-vjeçari, i cili po vuan dënimin me burg për trafik droge së bashku me 10 të burgosur të tjerë, është transferuar nga Selaniku në Athinë. Brenda automjetit ai ka jetuar makthin. Policët përgjegjës për transportin akuzohen se e kanë rrahur dhe nuk i kanë dhënë ujë, pavarësisht gjithë lutjet e tij. Kur mbërriti në burgjet e Korydallos, rrahjet e dhunshme vazhduan. 

Motra e tij, flet ekskluzivisht për MEGA dhe pretendon se: I kishin vënë një helmetë në kokë, në makinë ia hoqën dhe e rrahën dhe aty para se ta dorëzonin. Ai është rrahur në sy të prindërve të tij që kishin shkuar për vizitë dhe disa i thanë babait "do ta merrni fëmijën tuaj me arkivol".

Rrahja e 33-vjeçarit mësohet se konfirmohet nga të burgosur të tjerë. 33-vjeçari është kontrolluar nga mjekët, ndërsa katër punonjësit e policisë janë paraqitur në prokurori.

greqi rrihet i burgosuri shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll