Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit/ Veliaj për kundërshtarët: E mar seriozisht këtë punë, si ditën e parë

Veliaj tha se fushatën e bën për njerëzit dhe jo për kundërshtarët politikë, duke theksuar se do ta marrë seriozisht si në ditën e parë.

13 Mars 2023, 22:32 Nga I.A
Zgjedhjet e 14 Majit/ Veliaj për kundërshtarët: E mar seriozisht
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar numrin e kandidatëve që pritet të garojnë për kryetar bashkie në Tiranë. I ftuar në “Edicionin Qëndror” në ABC News, Veliaj tha se fushatën e bën për njerëzit dhe jo për kundërshtarët politikë, duke theksuar se do ta marrë seriozisht si në ditën e parë.

"Nuk e shoh kështu. Në vitin 2019 kur shumë vetash më thonin pse strapacohesh lartë e poshtë, përgjigja ishte dhe është, unë fushatën e bëj për njerëzit, atyre u detyrohem një shpjegim. Banaqeve, gazetarëve, politikanëve nuk u detyrohem asgjë, janë në të drejtën e tyre të garojnë, të konkurrojnë, të komentojnë. E thashë edhe sot, detyra jonë nuk është t’i pëlqejmë të gjithëve, por t’i shërbejmë të gjithëve, kshuqë për hirë të atyre që u shërbejmë u detyrohemi edhe shpjegime për punën që kemi bërë, ose për gjëra që kemi në proces. Kshuqë, 7,17, 27, e marr njësoj seriozisht këtë punë, si ditën e parë”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll