Aktualitet

Masakra e Don Boskos, Klodiana Lala tregon DETAJET e rënda: Vajza e vogël ka ulëritur shumë, tentoi të kthente në jetë gjyshen! Mendoi se kishte vdekur dhe vetë

E vogla, nga tmerri i përjetuar mendonte se kishte ndërruar jetë edhe vetë.

13 Mars 2023, 22:18 Nga k.m.
Masakra e Don Boskos, Klodiana Lala tregon DETAJET e rënda: Vajza e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga ngjarja e një nate më parë në rrugën Don Bosko, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe 5 persona u plagosën. Në fjalën e sotme, në emisionin “Opinion”, gazetarja Lala është shprehur se në vendngjarje janë gjetur një numër i lartë gëzhojash, ndërsa tregoi edhe traumën e shkaktuar tek vogëlushja 10-vjeçare që pa gjyshen t’i vritej para syve. E vogla, nga tmerri i përjetuar mendonte se kishte ndërruar jetë edhe vetë.

“Autorët ishin 2 persona, një person i tretë nuk lëviz nga timoni i makinës. Vajza e vogël në momentet e para siç tregojnë dëshmitarët ka ulëritur të kthejnë në jetë gjyshen dhe kur ka dalë prekte trupin sepse ishte e gjakosur nga ciflat dhe mendonte se ishte vrarë pasi ishte gjithë gjak nga ciflat e xhamit. Imagjino sa shumë është shtëna, saqë sot Policia ka gjetur 15 gëzhonja të reja,"-tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll