Aktualitet

Masakra e Don Boskos, PARALAJMËRIMI i Artan Hoxhës: Kjo s'është kjo ngjarja e fundit, njëra palë mori 8 muaj kohë për t'u organizuar

Artan Hoxha tha se njëra nga palët mori 8 muaj kohë për t'u riorganizuar, e për të dhënë goditjen e djeshme, që morin një jetë të pafajshme. 

13 Mars 2023, 21:28 Nga k.m.
Masakra e Don Boskos, PARALAJMËRIMI i Artan Hoxhës: Kjo
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajëmruar një tjetër ngjarje që do të pasojë masakrën e ndodhur brenda lokalit në Don Bosko. Në fjalën e tij mbrëmjen e sotme gjatë emisionit "Të paekspozuarit", Artan Hoxha tha se njëra nga palët mori 8 muaj kohë për t'u riorganizuar, e për të dhënë goditjen e djeshme, që morën një jetë të pafajshme. 

"Shkruan OPGJ në vendin e ngjarjes dhe panë kamera në mure, nuk kishte DVR, nuk ishte memorja. Çfarë ka ndodhur? E thamë që mos i hiqni kamerat, lërini të jenë që të kemi çfarë të marrim. Lokali i kishte por Policia i kishte para 2 javësh. Ata nuk ruhen nga Policia, por për t'i ruajtur nga kundërshtari. Ata duke ruajtur njëri-tjetrin, shpëtojnë dhe të pafajshmit. Në një situatë të tillë, në një gjendje të tillë, a është kjo ngjarja e fundit? Jo, do kesh tjetër prapa kësaj. Kjo është thjesht guri kilometrik i radhës. Kishte 8 muaj paqe, u riorganizua njëra palë, tani vazhdojnë. Sheh njëri të arrestuar? Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe situatë, duhen parandaluar, se po nuk u parandaluan...,"-tha Hoxha në fjalën e tij. 

artan hoxha

Sondazh

Poll