Aktualitet

Lirohet nga qelia deputeti i ardhshëm i PD, Xhafa poston 'selfie' nga autoshkolla: Gëzuar ditën e Verës

Xhafa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

13 Mars 2023, 21:26 Nga a.b.k.m.
Lirohet nga qelia deputeti i ardhshëm i PD, Xhafa poston 'selfie'
Qani Xhafa

TIRANË- Deputeti i ardhshëm i Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i cili pritet të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend është liruar nga qelia. Ai u arrestua pas një aksidenti rrugor që u shkaktua se ishte në gjendje të dehur. Në një postim në Facebook, Xhafa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

'Mirëmbrëma të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore! Ju falenderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës !'- shkruan ai, teksa ka ndarë një selfie nga autoshkolla që ai drejton.

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi është përfshirë në një aksident rrugor. Ai u vendos në pranga pasi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Por mesa duket është liruar.

qani xhafa

Sondazh

Poll