Sport

BBC bën hapa prapa, numri 1 i gjigandit britanik mediatik tërheq vendimin për Lineker!

Me Lineker u solidarizuan edhe dy ish-kolegë të tjerë në BBC: Ian Wright dhe Alan Shearer. Ata vendosën të mos merrnin pjesë në programin televiziv.

12 Mars 2023, 13:32 Nga DOSJA
BBC bën hapa prapa, numri 1 i gjigandit britanik mediatik tërheq

ANGLI - Ditën e shtunë bëri mjaft bujë pezullimi nga BBC i legjendës së futbollit britanik, Gary Lineker. Ky i fundit kritikoi qeverinë në lidhje me politikën e migracionit. Kështu, gjigandi mediatik pas fjalëve të Lineker vendosi ta pezullojë me justifikimin se ish-futbollisti do të duhej të qëndronte i distancuar çështjet partiake apo politike.

Megjithatë, ky vendim ka zgjatur për vetëm një ditë pasi së fundmi drejtori i përgjithshëm i transmetuesit britanik Tim Davie bëri një hap pas dhe tërhoqi vendimin mbi Lineker. Nga ana tjetër, Davie kërkoi të qartësonte se vendimi mbi pezullimin e Lineker nuk kishte ardhur si pasojë e një presioni politik.

Vlen të theksohet se një pjesë e madhe e opinionit në Britani ishte në anën e Lineker duke e cilësuar vendimin për Lineker si të gabuar dhe jo korrekt me arsyetimin se çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij i lirë dhe i pandikuar.

Me Lineker u solidarizuan edhe dy ish-kolegë të tjerë në BBC: Ian Wright dhe Alan Shearer. Ata vendosën të mos merrnin pjesë në programin televiziv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll